RRETH NESH
LINEAR SHPK.
Firma ‘LINEAR Sh.p.k’.operon qe prej vitit 2010 me çertifikatën ISO 9001:2015 në sektorin e pajisjeve mjekësore, i vetmi subjekt në Shqipëri që ka përvojën të instalojë dhe mirëmbajë pajisje Digital Linear Accelerator (Përshpejtues Linear Digital). Dy Akseleratorët e parë të instaluar në Shqipëri që mirëmbahen nga Linear Sh.p.k., ndodhen në Spitalin Hygeia Tiranë. Nga data 04.02.2016 eshte inaguruar godina e re e departamentit të radioterapisë pranë QSUT si dhe vendosja e akseleratorit të pare Linear, Elekta Synergy Platform. Ky akselerator eshte instaluar dhe mirmbahet gjithashtu nga kompania jone.
Linear sh.p.k. ka eksperiencën e nevojshme për projektimin dhe ndërtimin e dhomave (bunkerit) për vendosjen e Akseleratorit Linear.
‘ELEKTA’ kompania lider për kujdesin shëndetësor, është pionere në risitë më të fundit si dhe për zgjidhjet e saj në trajtimin e tumoreve dhe çrregullimeve të trurit. Aplikimet mjekësore të kompanisë ‘Elekta’, janë duke u zbatuar në mbi 5000 spitale në gjithë botën dhe çdo ditë më shume se 100.000 pacient i nënshtrohen diagnozave, trajtimeve dhe ndihmës që të ofrojnë produktet e kësaj kompanie.
Për më shumë info: www.elekta.com
RaySafe (Unfors) është kompani lider në menaxhimin dhe kontrollin e cilësisë per dozimetrine me rezatimet X-Ray.
Për më tepër info: www.raysafe.com
Administrator
Kristaq Shuperka